A do e shkarkojë kryebashkiaken e Durrësit? Rama i përgjigjet Bashës duke...

A do e shkarkojë kryebashkiaken e Durrësit? Rama i përgjigjet Bashës duke sulmuar rëndë PD

95
0
Shares

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Lulzim Bashës vetëm pak minuta pas deklaratës së tij se do të shkarkojë kryebashkiaken e Durrësit për të emëruar Milva Ekonomin për shkak të aferës së inceneratorëve.

Rama i thotë se PD ka një marrëdhënie fiziologjike me mbeturinat dhe sulmon rëndë Berishën pasi e cilëson si “mbeturinë të komunizmit dhe rrëmujaxhi patologjik:

“Lulëzim, unë e di që Partia Demokratike ka një marrëdhënie fiziologjike me kaosin urban dhe mbeturinat, jo vetëm sepse një mbeturinë të komunizmit dhe një rrëmujaxhi patologjik e ka lider prej 30 vjetësh, po edhe sepse kurdo e kudo ka qeverisur plehrat i ka pasur male krenare!…

Por do ti s’do ti, doni ju s’doni ju, Shqipëria e Rilindjes Urbane dhe e fushave sanitare të përpunimit teknologjik të mbetjeve nuk do të ndalet deri kur në asnjë cep të shtëpisë sonë të përbashkët të mos digjen e mos kalben plehra, sepse mesjeta juaj ka vdekur e s’kthehet më!…

Prandaj Lulëzim hiq dorë nga nostalgjia për mbeturinat që ke mbi krye e mbi supe dhe harroje se duke sharë, akuzuar, shpifur do ta kthesh Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Fierin e Shqipërinë, në epokën e vargmaleve të turpshme me plehra në emër të popullit që mezi të pret në 25 prill’”, shkroi Rama.

Në konferencën para gazetarëve, Basha tha se Emiriana Sako nuk pranon të hedhë firmën për dërgimin e plehrave të Durrësit në inceneratorin e Tiranës, ndaj vendin e Sakos në krye të Bashkisë së Durrësit, Rama ka menduar që të çojë Milva Ekonomin, që më herët ka mbajtur edhe poste zëvendësministrje në qeveri.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY