Zbulohen mbi 100 kg heroinë në Athinë, dyshohet në banesën e shqiptarëve

Zbulohen mbi 100 kg heroinë në Athinë, dyshohet në banesën e shqiptarëve

158
0
Shares

102 kg heroinë u sekuestruan në një banesë në qendër të Athinës. Policia thotë se lënda narkotike u gjet në një banesë në vendin e quajtur Stathmos Larisis, shumë pranë qendrës së kryeqytetit helen.

Banesa ishte marrë me qira nga dy persona, për të cilët thonë se janë një çift shtetasish shqiptarë.

Ata e kishin marrë banesën me qera në datën 24 shtator dhe shkonin shumë pak aty. Pikërisht kjo ka nxitur dyshimet e pronarëve të banesës, të cilët kanë raportuar dyshimet e tyre në polici. Në vazhdim u vërtetua se për marrjen me qera ishin përdorur dokumente të falsifikuara, çka shtoi dyshimet e agjentëve, të cilët pasi e monitoruan për disa orë atë, ndërhynë duke bërë të mundur sekuestrimin e heroinës.

Prej shenjave të gjishtave të marra në banesë, janë gjetur dhe shpallur në kërkim edhe të dyshuarit për këtë trafik. Mësohet se ata janë shtetas shqiptarë, por për momentin ende nuk janë arrestuar.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY