Premtimi i Ramës për fermerët, PD: Në 7 vjet u mori mbi...

Premtimi i Ramës për fermerët, PD: Në 7 vjet u mori mbi 100 milionë euro për karburantin

45
0
Shares

Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pasi kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nga fillimi i vitit të ardhshëm nafta do të jetë falas për fermerët.

Në një deklaratë për shtyp, shefi i Kabinetit të Partisë Demokratike, njëkohësisht ekspertin ekonomik, Dorian Teliti u shpreh se në 7 vjet u mori fermerëve mbi 100 milionë euro për karburantin vetëm nga rritja e taksës së qarkullimit.

“Edi Rama sot bëri atë që kemi paralajmëruar prej kohësh. I lodhur, i vjetër dhe pa ide të reja për zhvillimin e vendit, kopjoi edhe një tjetër një pjesë nga programi ynë për bujqësinë për uljen e çmimit të naftës”, u shpreh Teliti mes të tjerash.

Çfarë bëri Edi Rama për bujqësinë në 7 vjet? Vetëm 1 gjë! Rriti taksat për karburantin. A mund t’i besohet dikujt që për 7 vjet vetëm rrit taksat dhe kur do vota thotë se do ta ulë çmimin?

Rritja e çmimit të naftës, duke vendosur taksën 240 lekë për litër pëë qarkullimi , ishte ndër aktet e para të qeverisë së Edi Ramës, prandaj sot ai është i pabesueshëm. Për taksë “Rama” të qarkullimit, fermerët kanë paguar këto 7 vjet më shumë se 100 milionë euro.

Edi Rama sot bëri atë që kemi paralajmëruar prej kohësh. I lodhur, i vjetër dhe pa ide të reja për zhvillimin e vendit, kopjoi edhe një tjetër një pjesë nga programi ynë për bujqësinë për uljen e çmimit të naftës.

Të nderuar fermerë!Mos i besoni Edi Ramës! Është mashtrimi i radhës para zgjedhjeve. Ky është personi i parë përgjegjës pse sot prodhimet kalben në fushë, pse fermerët janë të varfër, pse të rinjtë ikin nga fshati.

Një kryeministër që u zhvat fermerëve 100 milionë euro vetëm nga taksa e naftës, nuk ka për të punuar asnjëherë në interes të tyre për të ulur vërtet çmimin e naftës”,-shprehet Teliti.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY