Pas mjekëve dhe mësuesve, Rama nis me premtime për fermerët: Lehtësirat nga...

Pas mjekëve dhe mësuesve, Rama nis me premtime për fermerët: Lehtësirat nga viti i ardhshëm

80
0
Shares

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka njoftuar disa nga lehtësimet që do të përfitojnë fermerët. Në daljen e përjavashme ku fokusohet te ekonomia, kryeministri bëri publik vendimin e qeverisë.

Rama tha se fermerët do të pajisen me një kartë dhe do duhet të jenë të pajisur me nipt. Kryeministri theksoi se çdo fermer që ka tokë në pronësi të tij apo me qira, do mund përfitojë nga kjo skemë e cila sipas përllogaritjeve pritet të përfshijë rreth 70 mijë sipërmarrës.
‘Do të heqim akcizën taksën e qarkullimit dhe taksën e karbonit. Do të ulim çmimin e karburantit për fermerët. Për çdo fermer që punon tokën do të llogaritet sasia e karburantit që i nevojitet. Për atë do të llogaritet vlera fiskale e cila do të konvertohet në sasinë e përcaktuar në bazë të kritereve që thashë, të naftës që do jepet falas përmes një karte të veçantë për fermerët. Çdo fermer që ka tokë është përfitues i kësaj skeme duke u siguruar të ketë niptin e fermerit dhe të bëjë aplikimin online për naftën falas. Sot ne besojmë që menjëherë skema mund të përfshijë rreth 70 mijë fermerë të regjistruar dhe potenciali është për të shkuar më tej. 47 mijë prej tyre e kanë niptin“, tha Rama.
/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY