Infektohen dhe 2 mësues të tjerë në Elbasan

Infektohen dhe 2 mësues të tjerë në Elbasan

55
0
Shares

Dy mësues të shkollës 9-vjeçare “Jashar Dunga” në Kajan të Belshit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus., ndërsa mësohet se janë karantinuar nje pjesë e nxënësve dhe kolegëve që kanë pasur kontakte me ta.

Në total numri i mësuesve të infektuar në qarkun e Elbasanit shkon në 27.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë rezultuar 182 qytetarë pozitivë me Covid-19 nga 1055 testime të kryera.

Gjithashtu bëhet me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit, 5 persona. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht kanë humbur betejën me COVID19, një 64 vjeçar nga Elbasani, një 66 vjeçare nga Kurbini, një 73 vjeçare nga Korça, një 81 vjeçar nga Shijaku dhe një 75 vjeçar nga Tirana.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY