VIDEO/Naftëtarët bllokojnë rrugën, përshkallëzon greva në Ballsh, paralajmërohet hyrja në uzinë

VIDEO/Naftëtarët bllokojnë rrugën, përshkallëzon greva në Ballsh, paralajmërohet hyrja në uzinë

83
0
Shares

Naftëtarët e Ballshit, siç kishin paralajmëruar, kanë nisur sot përshkallëzimin e protestës, 15 ditë pasi një përfaqësi e tyre janë ngujuar në grevë urie.

Ata kanë bllokuar aksin kryesor të rrugës përballë Bashkisë së Ballshit në shenjë proteste për mos reagimin e autoriteteve përkatëse.

Sokol Dautaj, kreu i Sindikatës u kërkoi naftëtarëve dhe qytetarëve që të nesërmen të vijnë të përgatitur sepse do të futen me force në Rafineri.

“Ne e kemi marrë vendimin, nuk shkëputemi nga protesta, do vazhdojmë deri në vdekje. Nesër do futemi në Uzinë, fundja fundit do e shesim uzinën, uzina e jona është”,- tha për Euronews Albania një prej protestuesve.

Nëntë naftëtarë janë duke qëndruar ende të ngujuar ndërkohë që Sokol Dautaj ka dalë nga ambientet e grevës për t’ju bashkuar protestës.

Naftëtarët nē ditën e 14 të grevës ndërsa qeveria ështē shurdhuar përballë premtimeve dhe mashtrimeve të tyre sepse ka hallin e mandatit të tretë…Mbështetja e të drejtës dhe kauzës së tyre është detyrim për çdo qytetar, biznesmen, pronarë lokalesh dhe kushdo që jeton në Ballsh pasi puna e uzinës është gjalleri e jetës së qytetit dhe mbijetes për qindra familje naftëtarësh…

Publiée par PD Dega Mallakaster sur Lundi 12 octobre 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY