PD publikon shifrat marramendëse: Vetëm në disa ditë 2 milion euro për...

PD publikon shifrat marramendëse: Vetëm në disa ditë 2 milion euro për inceneratorin e Fierit dhe Tiranës

207
0
Shares

Partia Demokratike ka denoncuar serish sot qeverinë e Rames lidhur me inceneratoret. Grida Duma nga selia blu ka shprehur se vetem pak dite me pare jane paguar nga  qeveria 2 (dy) milionë euro për inceneratorin e Fierit dhe të Tiranës.

Sipas shifrave te PD, deri sot janë paguar plot 75 (shtatëdhjetë e pesë) milion euro për të ashtuquajturët inceneratorë që as nuk ekzistojnë.

“Pas muajsh pandemie dhe pas vitesh krize ekonomike, shqiptarët meritojnë më shumë se cdo moment ti jepen para nga taksat e tyre, që mos falimentojnë plotësisht.
Cfarë bën Edi Rama?! Jep 2 milion euro për inceneratorët.

Me tej, Duma ironizon duke u shprehur se ky është proriteti kur mjekët gënjehen se do merrnin shpërblimn e pandemisë dhe marrin thuajse asgjë në raport me punën. “Ky është prioriteti inceneratorët?! Kur mësuesit punojnë me tre turne dhe nxënësit shpenzojnë përditë për maska e mjete mbrojtëse ndërsa bëjnë vetëm dy oër mësim“,-shprehet ish-deputetja.

Prioritet është të sigurohen maska per gjithe dimrin për 1(një) milionë shqiptarë, dhe këtë duhet të bënte qeveria. Prioritet është të japësh bonus prej 1000 euro 2 mijë biznese të vogla dhe këtë mund të bënte me 2 milion euro.

Prioritet është ushqimi i 2500 familjeve që kanë humbur vendin e punës, të cilët mund të marrin nga 16 mijë lekë (të reja) në muaj për 6-muajt e ardhshëm.Me 2 milion euro mund të jepej bonusi mujor prej 2 mijë lekësh (të reja) për më shumë se 20 mijë pensionistë. Këto do të bëntë çdo qeveri që qeveris në të mirë të vendit të vet. Vetëm këtë nuk bën e smund të bëjë asnjëherë Edi Rama“,-thote ne reagimin e saj ish-deputetja.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY