Në pranga një person me precedent të theksuar kriminal, detajet nga operacioni...

Në pranga një person me precedent të theksuar kriminal, detajet nga operacioni i fundit në Shkodër

86
0
Shares

Policia ka vene ne pranga një person me precedent kriminal të theksuar në fushën e narkotikëve dhe krimeve ndaj personit.

Arrestohet edhe bashkëpunëtori i tij, si dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër, për mbajtje pa leje të armëve të ftohta. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike e bërë gati për shitje.

Sipas policise, ne pranga ka rene:

– B. Ç. 22 vjeç, banues në lagjen Guerrile, Shkodër dhe I. S. 25 vjeç, banues në lagjen Guerrile, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. Ly i fundit sipas policise, eshte një person me rrezikshmëri shoqërore që merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla,Gjithashtu kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasin I. Ç. (babai i shtetasit B. Ç.).

Arrestimi këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit I. Ç., u gjetën 277 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit I. Ç. 55 vjeç, banues ne lagjen Guerrile, Shkodër, u gjet një thikë me dorezë metalike.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY