KQZ-ja e re me përbërje PS-PD “betohet”, Celibashi zbulon sfidën e parë

KQZ-ja e re me përbërje PS-PD “betohet”, Celibashi zbulon sfidën e parë

88
0
Shares

Fryti kryesor i marrëveshjes së 5 qershorit, është tashmë një realitet. KQZ-ja e re tashmë e riformatuar sipas marrëveshjes mes PS, PD dhe LSI, ngriti dhe ty trupat e tij: Komisionin Rregullator dhe Komisionin e Sanksioneve dhe Ankesave.

Pavarësisht se implementimi i teknologjisë në 25 prill është në përgjegjësinë ekskluzive të nënkomisionerës Lealba Pelinku që është edhe përfaqësuesja e PD, qeveria shqiptare duhet të akordojë fondin për KQZ.

“Qeveria shqiptare ka një përgjegjësi të spikatur në lidhje me këtë çështje. Ne jemi në kontakt dhe besoj se gjatë kësaj jave do të kemi zhvillime edhe më  konkrete në lidhje me këtë çështje”, është shprehur Komisioneri Shtetëror Ilirian Celibashi.

“Koha e shkurtër e cila është në dispozicion të përgatitjes së këtyre zgjedhjeve të tejkalohet me një vullnet akoma më të shtuar të secilit prej nesh”,-tha kryekomisioneri Celibashi.

Prioriteti i opozitës i prezantuar në KQZ nga zv. Komisionari Pelingu është teknologjia në zgjedhje. Që identifikimi elektronik i votuesve të mos dështojë, duhet që Rregullatori të marrë disa vendime për tenderimin e teknologjisë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY