Inceneritorët, Tabaku nxjerr faktet: Shqiptarët do te paguajnë 400 milione euro

Inceneritorët, Tabaku nxjerr faktet: Shqiptarët do te paguajnë 400 milione euro

63
0
Shares

Ish deputetja Jorida Tabaku thote se shqiptaret do te paguajnë 400 milione euro per inceneritoret.

“Inceneratori i Tiranës, një histori vjedhje dhe korrupsioni!
Përmbledhtazi duhet të shpjegoj faktet përballë shpikjeve;
– Një kompani guackë me qendër në parajsa fiskale pa asnjë ditë eksperiencë në fushën e mbetjeve dhe në shkelje të çdo ligji për prokurimet sot duhet të kishte mbyllur gojën, por del dhe flet për një koncesion që paguhet me paratë e buxhetit sikur t’i kish paratë personale.
– Skema përmes së cilës mbetjet e Durrësit u dërguan në Inceneratorin e Tiranës është tipike mafioze. Siç edhe investgimi i BIRN zbulon, fillimisht qeveria kërcënoi dhe detyroi mbylljen e vend-depozitimit të Porto Romanos, pastaj e mbyti qytetin në plehra ndërsa i bënte bashkisë presion që këto mbetje të dërgoheshin tek inceneratori Tiranës. Sipas vetë përllogaritjeve të bashkisë Durrës, në 5 vitet e ardhshme kostot për këtë lëvizje të detyruar nga qeveria-PPP janë rreth 14 mln euro.
– Nëse vëllezërit tanë nga Kosova gjatë fatkeqëssië së tërmetit erdhën dhe madje paguan taksën e Rrugës së Kombit për të sjellë ushqime dhe njësi shpëtimi, qeveritarët që fshihen pas inceneratorëve e taksuan bashkinë e drobitur të Durrësit me 24 euro për ton për lëvizjen e inerteve. Fytyra e vërtetë e atyre që edhe në tragjedi bëjnë biznesin e preferuar, rrjepjen e shqiptarëve.
– Sot e kësaj dite inceneratori i Tiranës po manaxhon plehrat e Durrësit ndërsa qytetarët e Durrësit shumë shpejt do të vuajnë mbi kurriz rritjen e tarifave të pastrimit. Shifrat e buxhetit flasin vetë
– Sakaq, sipas të dhënave të ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, kompania e inceneratorëve duhet të investonte për periudhën 2018-2019 vlerën e 93 mln eurove por në të vërtetë ajo ka investuar vetëm 12 mln euro (12% të vlerës që duhet të kishte investuar).
Së fundi por jo nga rëndësia, banorët dhe bizneset e Tiranës shohin shtrenjtimin me mbi 30% të tarifës së pastrimit vetëm nga kjo PPP. Një biznes I vogël paguan 1500 lekë më shumë, një biznes i madh paguan 7500 lekë më shumë ndërsa bizneset e mesme paguajnë 11 mijë lekë më shumë. Vetëm biznesit tarifat I janë rritur 15% pa përllogaritur kostot për qytetarët e Tiranës të cilët praktikisht vidhen dy herë, në fillim nga paratë e buxhetit të shtetit që shkojnë për inceneratorin e Tiranës (vlera totale 400 mln euro) dhe së dyti nga tarifa e rritur abuzivisht që shkon po për inceneratorin e Tiranës”, komenton Tabaku. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY