EMRI/Zbardhet atentati në Shkodër, policia shpall në kërkim 19-vjeçarin

EMRI/Zbardhet atentati në Shkodër, policia shpall në kërkim 19-vjeçarin

131
0
Shares

Pa kaluar 24 orë nga atentati me armë zjarri ndaj shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj, uniformat blu kanë bërë të mundur identifikimin e autorit.

Sipas policisë, lidhur me këtë ngjarje është shpallur në kërkim 19-vjeçari i identifikuar si Ilirjan Hasanaj. Ndërkohë është sekuestruar edhe motori tip “Papaq” me të cilin autori ndoqi makinën ku shefi i bluve po udhëtonte bashkë me atin Xhelal Hasanaj dhe Vjollca Hasanaj.

Nga atentati mbetën të plagosur rëndë Mentor Hasanaj i cili u soll në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore dhe babai i tij Xhelal Hasanaj ndërsa e shoqja e tij i shpëtoi plumbave.

Sekuestrohet motomjeti i përdorur gjatë kryerjes së krimit dhe prova të tjera materiale.

Strukturat e DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit të shpejtë e profesional, në vijim të hetimeve kanë bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit I. H. 19 vjeç, banues në lagjen “Tepe”, Shkodër.

Ky shtetas, më datë 11.10.2020, në orën 12:30, në aksin rrugor Shkodër-Malësi e Madhe, te rrethrrotullimi i “5 Heronjve”, ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur rëndë shtetasit M. H. 39 vjeç banues në Grudë Fushë, Malësi e Madhe, me detyre përgjegjës i Policisë Bashkiake Malësi e Madhe dhe shtetasin Xh. H., 74 vjeç, banues në Grudë Fushë, Malësi e Madhe, të cilët po udhëtonin nga Shkodra drejt Malësisë së Madhe, me automjetin tip “Skoda”, në pronësi të Bashkisë Malësi e Madhe.

Gjithashtu, falë reagimit në kohë, rrethimit të zonës dhe kontrollit të imtësishëm të territorit, shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur Livadhe, kanë gjetur motomjetin pa targa, një skafandër dhe sende të tjera që ishin përdorur nga autori i ngjarjes.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me ata të Malësisë së Madhe, vijojnë intensivisht punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar”,-njofton policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY