Atentati në Shkodër/Burimet: Shefi i policisë bashkiake ka një predhë në kokë,...

Atentati në Shkodër/Burimet: Shefi i policisë bashkiake ka një predhë në kokë, babai në koma

141
0
Shares

Shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës.

Sipas Ora News, 39 vjeçari vijon të jetë në repartin e neurokirurgjusë. Ai ka një predhë brenda kafkës por është I vetëdijshëm.

Ndërkohë babai i tij Xhelal Hasanaj, 70 vjeç, ndodhet në gjëndje kome në spitalin e Shkodrës, ndërkohë 37 vjeçari është sjellë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Një 19 vjeçar është shpallur në kërkim për atentatin ndaj shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj.

Ai rezulton të jetë djali i Arben Hasanajt, ish-polici i Kufirit i cili prej tre vitesh është larguar nga vendi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY