VIDEO/“Po e pres ballafaqimin me Ramën”, Meta: I kam borxh popullit, do...

VIDEO/“Po e pres ballafaqimin me Ramën”, Meta: I kam borxh popullit, do t’i dal për zot vendit

53
0
Shares

Presidenti, Ilir Meta, përsëriti nga Shkodra apelin drejtuar qeverisë për reflektim dhe zbatim të marrëveshjes së 5 qershorit.

Para mediave, Meta tha se ai është për marrëveshjen e 5 Qershorit dhe si president do t’i dalë për zot vendit.

“Unë jam me 5 qershori. Jam president dhe do i dal për zot vendit. Me të gjithë ata që duan një Shqipëri normale”, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse kërkon ti zërë vendin Lulzim Bashës, duke marrë drejtimin e opozitës, kreu i shtetit tha se këto janë gjëra të parëndësishme për të.

“Këto janë gjërat më të parëndësishe. Unë kam qenë kryeministër para 20 vitesh. Unë kam ikur nga kryeministër sepse Fatos Nano donte të bëhej patjetër president”, deklaroi Meta.

Gjithashtu  Meta theksoi se është i gatshëm dhe se është në pritje për një debat me Kryeministrin Rama, ndërsa shtoi: “Po e pres ballafaqimin me Ramën”.

LIVE – Nga Kopliku prononcim per mediat

LIVE – Nga Kopliku prononcim për mediat !

Publiée par Ilir Meta sur Samedi 10 octobre 2020

/DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY