Përgjonte të dhënat kompjuterike, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

Përgjonte të dhënat kompjuterike, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë

35
0
Shares

Policia e Tiranës ka ndaluar një shtetas të huaj në Tiranë, pas finalizimit të operacionit policor “Hija”.

45 vjeçari B. P., për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, si dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.

Policia nuk jep shumë detaje për arsye hetimi, ndërsa sqaron se nëpërmjet veprimeve të ndryshme, kryente komunikime nëpërmjet një aplikacioni mesazhimi në rrjet, të cilin e përdorte duke e lidhur me numrat e telefonave celular të shtetasve të tjerë.

“Materiali hetimor i administruar nga “Njësia e hetimit të krimeve kibernetike“ kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se ky shtetas, nëpërmjet veprimeve të ndryshme, kryente komunikime nëpërmjet një aplikacioni mesazhimi në rrjet, të cilin e përdorte duke e lidhur me numrat e telefonave celular të shtetasve të tjerë.

Pas këtij veprimi, ky shtetas siguronte kodin e verifikimit të aplikacionit në forma të ndryshme nga këta shtetas, duke vënë në funksionim aplikacionin në aparatet e tij kompjuterike.

Gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit të këtij shtetasi, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

4 telefona celularë, një USB, 3 dokumente udhëtimi, 10 karta sim dhe dokumente të tjera të ndryshme. Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe personat që mund të jenë të lidhur me këtë shtetas”,-sqaron policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY