Maska në publik/Ish-ministri tregon sëmundjen e rëndë nga e cila vuan: Jo me detyrim për të pamundurit

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka folur për vendimin e Ramës që maskat të vendosen me detyrim duke nisur nga java e ardhshme duke zbuluar se vuan nga një sëmundje kronike.

Në një shkrim në Facebook, Manjani shkroi se mbajtja e maskës pa ndalim është e barabartë me dënim me vdekje për të pasi i komplikon ventilimin e mushkërive. Manjani shtoi se ky vendim është dënim për shëndetin e tij, ndaj thekson se e ka të pamundur ta mbajë maskën në ambient të hapur.

Shkrimi i plotë: Për mua personalisht, si pacient kronik mushkërish, mbajtja e maskës pa ndalim në mjedise të hapura është e barabartë me dënim me vdekje. Kur dal në mjedise të hapura përpiqet ti zgjedh që të siguroj ventilim maksimal mushkërive. Ndaj vendosja e një maske ma komplikon ndjeshëm këtë proçes të domosdoshëm natyral.

E ruaj veten sa më ska! Kam vite i mësuar me idenë e ruajtjes së vetes nga ndotja dhe virozat. Është afër mendsh të mendoj që policët apo qeveria e do shëndetin tim më shumë sesa unë vetë.

Ndaj nuk kam ndërmend të vdes nga një vendim administrativ i shtetit, që më ndalon të ventiloj mushkëritë e sëmura me ajër të pastër!

Maskën e mbaj rregullisht në mjedise të mbyllura dhe në vende ku ka tubime njerëzish, por nëse urdhërohem ta mbaj gjithmonë praktikisht ky urdhër është dënim kundër shëndetit e jetës sime. Nuk jam revolucionar, as bëj thirrje për revolucion. Por maskë në ajër të pastër nuk mund të mbaj! Thjesht e kam të pamundur.

Njëkohësisht, nuk e kuptoj pse duhet të mbajnë maskë ata që e ka ë kaluar virusin?! Ata as japin e as marrin më virus. Ndaj ata që bëjnë rregulla e ata që i zbatojnë duhe të kuptojnë se jo të gjithë njerëzit janë të mundur ti zbatojnë ato.

E përsëris: maska për tu mbrojtur në mjedise të mbyllura ose në vende me turma njerëzish po, duhet të jetë me detyrim, por jo gjithandej e jo për të pamundurit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje