EMRI/Kontroll i rastësishëm, prangoset i dënuari për një vrasje në 2009 në...

EMRI/Kontroll i rastësishëm, prangoset i dënuari për një vrasje në 2009 në Lezhë

193
0
Shares

Gjatë kontrollit të rastësishëm në Kodër Kamzë policia arreston një 34-vjeçar i dënuar për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Arjan Prenga është dënuar nga Gjykata e Lezhës për një vrasje të ndodhur në 2009.

Në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kapjen dhe prangosjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që janë të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë konstatuar një person larg pikës së kontrollit në Kodër Kamzë.

Pas ndalimit, nga verifikimi i kryer ai është identifikuar si shtetasi Arjan Prenga., 34 vjeç, i cili ka rezultuar person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lezhës e ka dënuar me 6 vite e 8 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ky shtetas, në vitin 2009, në Rrëshen, në bashkëpunim me shtetasin A. N. (ende i shpallur në kërkim), ka vrarë shtetasin E. J.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY