E FUNDIT/Basha komenton përjashtimin e Klevis Balliut, ironizon keq Asamblenë Kombëtare të...

E FUNDIT/Basha komenton përjashtimin e Klevis Balliut, ironizon keq Asamblenë Kombëtare të PS-së

113
0
Shares

Lideri i Opozitës Lulzim Basha ka folur sot edhe për deklaratat e kryeministrit Edi Rama për procesin e votimit të kandidatëve të PD-së. Teksa Rama e ka cilësuar shpesh si farsë, Basha tha se për 22 vjet karriera e kryeministrit është ngritur mbi parime antidemokratike dhe se refuzon t’i bindet rregullave të garës.

Kryedemokrati u pyet edhe për të përjashtuarit nga vota e anëtarësisë, siç ishte për shembull ish-deputeti Klevis Balliu. Në lidhje me këtë, Basha tha se ky proces nuk nxjerr të përjashtuar, pasi të gjithë i përkasin PD-së.

#LulzimBasha #LIVE – Sapo votova për listën e kandidatëve në degën nr 8 në Tiranë.

#LulzimBasha #LIVE – Sapo votova për listën e kandidatëve në degën nr 8 në Tiranë.

Publiée par Lulzim Basha sur Samedi 10 octobre 2020

Ky është një proces që vendos anëtarësia, mbi votën e anëtarësisë nuk ka asgjë. Është një proces që ska të përjashtuar. Vetë ky proces është dizenjuar në njëmënyrë të tillë që edhe të skualifikuarit nuk janë të përjashtuar, por pjesë e PD për të qeverisur nesër“, tha Basha.

Pasi hodhi votën në degën 8 në kryeqytet, Basha tha për gazetarët që nuk mund të presë përgëzime nga një person që nuk organizon zgjedhje në PS dhe refuzon tu bindet rregullave të garës.

Me ironi ai komentoi edhe mbledhjen e një ditë më parë të Asamblesë Kombëtare të PS-së, duke u  shprehur se u mbajtën tre orë fjalim për të justifikuar mbajtjen në Kryesi të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Basha: Mos prisni ju që ai të lavdërojë një proces demokratik. Për 22 vite karriera e tij është ngritur mbi parime antidemokratike, për 22 vite refuzon tu bindet rregullave të garës. Nuk organizon gara në PS, i ka harruar zgjedhjet. Dje u  zhvillua një aktivitet dhe një fjalim tre orësh vetëm për të justifikuar mbajtjen në Kryesi të njerëzve që janë në listën e DASH, si Vangjush Dako. Mos më kërkoni mua të krahasoj të paprahasueshmen.Kjo është një ditë me diell jo thjesht për qytetarët dhe klimën e kësaj të shtune, por një ditë me diell për atë që po vjen, një parathënie për atë që do të vijë pas 25 prillit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY