Vrasja e Santiago Malkos, SPAK mbyll hetimet për Blendi Tetën, i konfirmohet...

Vrasja e Santiago Malkos, SPAK mbyll hetimet për Blendi Tetën, i konfirmohet akuza

128
0
Shares

SPAK ka finalizuar hetimet në lidhje përfshirjen e Blendi Tetës në vrasjen e Santjago Malkos më datë 27 gusht të 2019-ës në zonën e Porcelanit në Tiranë.

Burime nga prokuroria, bejne me dije se dosja është dërguar në gjykatë, ndërsa prokuroria ka si të dyshuar kryesore klanin Duka në Tiranë.

Dyshohet se Teta pati rol në mbajtjen nën vëzhgim të Malkos dhe fshehjes së gjurmëve të autorëve.

Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e ‘Xhamllikut’ në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. Malko, ish-polic kishte në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY