‘Vjedhja me rrugën Korçë- Ersekë’, PD fakton shumëfishimin e kostove: Rruga u...

‘Vjedhja me rrugën Korçë- Ersekë’, PD fakton shumëfishimin e kostove: Rruga u zvarrit për të vjedhur miliona euro për 4 km rrugë

93
0
Shares

Ervin Minarolli ka faktuar vjedhjen sipas tij ne rrugen Erseke-Korçë. Sipas tij, behet fjale per shumëfishim te kostove.

Zyrtari i PD, shprehet se rruga u zvarrit për të vjedhur dhe shifra shkon deri ne 20 milionë euro për 4 km rrugë.

“Po ta shikoni rrugën mbrapa meje, kjo rrugë është krijuar me një kosto prej 15 milionë Euro për 18 km, që do të thotë rreth 0.8 milionë euro për km.

Është anuluar projekti i parë i cili parashikonte një vlerë prej 1 milionë Euro për km ndërkohë që janë rritur dukshëm kostot në mënyrë abuzive prej gati 5 herë për të favorizuar klientët e qeverisë.

Kjo nuk ka ndodhur vetëm me këtë projekt, kjo ndodh me të gjitha projektet në Shqipëri dhe shumë prej rrugëve të cilat sot janë akoma në 3D do të ishin ndërtuar sepse ka pasur projekte ekzistuese.

E ka zvarritur 8 vjet rrugën Korçë – Ersekë vetëm për të rritur vlerën e projektit me shpresën se do të harrohej projekti i parë dhe sot është hapur tenderi për të ndërtuar këto 4 km me një vlerë prej 20 milionë Euro”,-shprehet ai teksa ndodhet fizikisht ne kete aks per te denoncuar vjedhjet.

#LIVE – Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minaroll deklaratë për mediat

#LIVE – Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minaroll deklaratë për mediat

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Vendredi 9 octobre 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY