Shperthen Meta ndaj Ramës: O palaço dhe të pa Atdhe!

Shperthen Meta ndaj Ramës: O palaço dhe të pa Atdhe!

72
0
Shares

Ka shperthyer Ilir Meta ndaj Edi Rames fill pas sulmit te ashper ndaj tij pergjate fjalimit ne Asamblene Kombetare.

”O shakaxhinjtë e integrimit!

Unë nuk bëj aktrime me historinë e kombit tim dhe familjes time!

As politikë për vota o palaço dhe të pa Atdhe!

Unë kam lindur në Çepan, 1000 metra mbi nivelin e detit dhe u jam shumë mirënjohës prindërve të mi.

O ordinerë, shtëpia ku linda unë në 24 mars 1969 ishte spital partizan për Jugun e Shqipërisë. Në këtë shtëpi erdhën dhjetëra partizanë, pa këmbë e pa krahë. Në themelet e kësaj shtëpie edhe sot është gjaku i tyre.

Unë isha ndër udhëheqësit e Lëvizjes Studentore, por kurrë nuk e vura në diskutim gjakun e tyre.

Se gjaku nuk bëhet ujë o hajdutë ordinerë!

Jam Ilir Meta dhe përballë do më keni gjithmonë!”, deklaron Meta ne rrjetet sociale. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY