“Sektori i bujqësisë më u braktisuri në 7 vjet, Rama paguan inceneratorët”,...

“Sektori i bujqësisë më u braktisuri në 7 vjet, Rama paguan inceneratorët”, Basha: Do t’i japim fund vjedhjes me hir a me pahir

49
0
Shares

Kreu i opozitës Lulzim Basha, pas takimeve të zhvilluar me sipërmarrës të biznese në Lushnje, në një komunikim për mediat deklaroi se PD do të bëjë gjithçka që t’i kthejë dinjitetin fermerit.

Basha theksoi se kryeministri nuk bëri gjë tjetër veçse rriti çmimin e naftës, ndërsa shtoi se heqja e taksës do të jetë ndihmë për fermerët.

Gjjithashtu Basha shtoi se janë zhdukur 24 milion euro nga taksat e shqiptarëve dhe se incenerator në Fier nuk ka, pasi sipas tij taksat e qytetarëve shqiptarëve sot merren nga qeveria dhe shkojnë tek aferat korruptive.

Sektori i bujqësisë dhe i blegtorisë janë më të goditurit nga kriza ekonomike. Arsyeja nuk është vetëm pandemia, por braktisja e fermerëve nga qeveria këto 7 vjet. Asnjë subvencion për fermerin, duke e bërë më të braktisurin në rajon.

Paratë e subvencioneve shkojnë për klientët e qeverisë dhe okigarkët. Vetëm për inceneratorin e Fierit, që akoma nuk ekziston, janë zhdukur 24 milionë euro. Është një gropë e zezë korrupsioni, ku është përfshirë Edi Rama, Arben Ahmetaj, figura të mrumit të organizuar

Në planin me 5 pika të Pd me 24 milionë euro që janë zhdukur për inceneratorin e Fierit, mund të ndihmoheshin 24 mijë biznese Më një çek prej 1 mijë euro për 6 muaj, të ndihmoheshin mijëra fermerë apo mijëra të papunë.

Me ne, vjedhja e parave për projekte si inceneratorët, do të marrë fund, me hir a me pahir. SPAK do të detyrihet ta hetojë dhe do të çohet para drejtësisë dhe prapa hekurave, të ndëshkijë këdo që është përfshirë në këtë vjedhje masive”,-shprehet Kryeopozitari.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY