Rasti i katërt me koronavirus tek ”Vllaznia”, skuadra rrezikon karantinën

Rasti i katërt me koronavirus tek ”Vllaznia”, skuadra rrezikon karantinën

56
0
Shares

Kontroll total te Vllaznia pas rasteve pozitive me Koronavirus. Sikur të mos mjaftonte infektimi i mbrojtësve Erdenis Gurishta dhe Eni Imami, por gjithashtu edhe zv.trajnerit Elvis Plori, dje shkodranët kanë marrë një tjetër lajm jo të mirë. Një tjetër lojtar i kuqebluve ka rezultuar pozitiv pas testit të bërë dy ditë më parë.

“Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta në klub se përgjigjja e tamponit për mesfushorin Uheid Hoxha ka qenë pozitive. Menjëherë lojtari 20- vjeçar është karantinuar në banesën e tij.

Mesfushori bëhet tashmë lojtari i tretë i konfirmuar pozitiv në radhët e Vllaznisë, ndërsa gjatë ditës së djeshme, krahas lajmit për infektimin e Hoxhës, ka pasur edhe një konfirmim sa i përket Behar Ramadanit. Ky i fundit i ishte nënshtruar gjithashtu testit të martën dhe të enjten ka ardhur përgjigjja e tamponit, e cila ka qenë negative, duke qetësuar në këtë mënyrë 30- vjeçarin shkodran. Ndërkohë, futbollisti tjetër që ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë është karantinuar, moldavi Eugenio Sidorenko, pret gjithashtu të mësojë nëse ka rezultuar pozitiv ose negativ.

E enjtja paradite ka qenë e ngjeshur sa u përket kontrolleve dhe kësisoj deri në fundjavë tashmë do të jetë një konkluzion i qartë për 25 futbollistë dhe 8 pjesëtarë të stafit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY