Ndërpritet mësimi në shkollën me 270 nxënës në Memaliaj, në Korçë mësuesi...

Ndërpritet mësimi në shkollën me 270 nxënës në Memaliaj, në Korçë mësuesi i matematikës me Covid

161
0
Shares

Karantinohen për shkak të pandemisë së koronavirusit 3 mësues në shkollën “3 dëshmorët” në fshatin Vloçisht të Bashkisë së Maliqit.

Sipas të dhënave, pozitiv ka rezultuar mësuesi i matematikës, ndërkohë një tjetër mësuese tjetër është duke pritur përgjigjen e tamponit. Po ashtu një tjetër mësuese e ciklit të ulët është e karantinuar për shkak se bashkëshorti i saj ka rezultuar me Covid 19.

Drejtoria Arsimore e Korçës konfirmon se mësuesit që janë në karantinë janë duke dhënë mësim online.

Në bazë të njoftimit të djeshëm të ministrisë së Shëndetësisë, raste aktive në Korçë janë 268.

Një mësues në shkollën e bashkuar “Adem Alushi” në fshatin Krahës Bashkia Memaliaj është konstatuar pozitiv me Koronavirus.

Menjëherë është ndërprerë mësimi në këtë shkollë, e cila frekuentohet nga 270 nxënës ndërkohë që inspektorët e Shëndetit Publik në Tepelenë, kanë shkuar me urgjencë për t’u marrë tampon mësuesve të tjerë të kësaj shkolle.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY