Kodi zgjedhor/Meta paralajmëron për vendimin e prerë që merr së shpejti

Kodi zgjedhor/Meta paralajmëron për vendimin e prerë që merr së shpejti

80
0
Shares

Kodi Zgjedhor pritet të jetë sërish objekt i debatit politik. Kjo për faktin se presidenti Meta ka dhënë sinjale të qarta gjatë emisionit “Opinion” se ligji zgjedhor i kontestuar nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të kthehet në Parlament për rishikim.

Arsyeja e kthimit është se Meta e cilëson si një nismë që bie ndesh me marrëveshjen e 5 qershorit. Presidenti ka qenë një ndër kundërshtarët e fortë të Kodit, duke dënuar faktin se mazhoranca e votoi në mënyrë të njëanshme pa bekimin e PD-së.

Ndërsa pritet tani qëndrimi i mazhorancës në lidhje me këtë çështje për të parë nëse do të tentojë ta rishohë kodin zgjedhor, sa i përket listave të hapura dhe koalicioneve, apo do ta rrëzojë menjëherë dekretin e pritshëm të presidentit.

Sakaq ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali dha qëndrimin e saj se Kodi nuk do të ndryshohet. “Ne i kemi dhënë të gjitha shanset, kemi konsumuar të gjithë kohën dhe kemi harxhuar çdo kohë për të gjetur kompromis dhe me opozitën jashtëparlamentare”, u shpreh Spiropali.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY