DETAJE/Arrestohet i dënuari për përndjekje, dy kryepleq në hetim për ‘moskallëzim krimi’...

DETAJE/Arrestohet i dënuari për përndjekje, dy kryepleq në hetim për ‘moskallëzim krimi’ në Berat

87
0
Shares

44 vjeçari, Sh. S., banues në fshatin Teman, është arrestuar nga Policia e Beratit për kultivim të lëndëve narkotike.

Ndërkohë policia ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit S. S., 40 vjeç, banues në fshatin Teman dhe B. L., 52 vjeç, banues në fshatin Tozhan, të dy me detyrë kryeplak.

40-vjeçari dhe 52-vjeçari dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Moskallëzim krimi”.

Gjithashtu sipas policisë për veprën penale “Moskallëzim krimi” po procedohen në gjendje të lirë shtetasit M. S., 41 vjeç dhe A. S., 29 vjeç., të dy banues në fshatin Teman, në Poliçan.

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”.

Nga specialistët e seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u kap dhe u ndalua shtetasi D. A., 38 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat, pasi me vendimin e datës 11.06.2020, Gjykata e Shkallës së parë Berat e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Përndjekja”.

Gjithashtu, nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Th., 36 vjeç., banues në fshatin Starovë, Berat, pasi në fshatin Velabisht, Berat, ka goditur për shkak të detyrës, me sende të forta, punonjësin e OSHEE-së, shtetasin Sh. M., 59 vjeç, banues në lagjen Barikadë, Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY