Ambasada e SHBA: Ja si sigurohemi që vetingu shkon siç duhet

Përmes një postimi në Facebook, ambasada e SHBA-ve shkruan se janë të angazhuar që të shohin procesin e Vettingut në Shqipëri të vazhdojë me profesionalizëm dhe përkushtim.

Ambasada shton se me dy vendet e tyre në bordin e ONM-së sigurohen që organet e Vettingut të respektojnë ligjin.

“Shtetet e Bashkuara janë angazhuar që të shohin procesin e Vettingut në Shqipëri të vazhdojë me profesionalizëm dhe përkushtim. Me dy vendet tona në bordin e ONM-së – një për Departamentin e Shtetit & një për Departamentin e Drejtësisë – për monitorimin e procesit të Vettingut dhe nëpërmjet vëzhguesit tonë ndërkombëtar, ne sigurohemi që organet e Vettingut të respektojnë ligjin.” – shkruan ambasada e SHBA-ve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje