PAMJE TE RENDA/Shqiptari sulmon me thikë pronarin e marketit në Gjermani, shkak xhelozia për punonjësen

Ndaje

Revista gjermane Express ka publikuar një video shokuese, ku shihet një person teksa sulmon me thikë pronarin e një marketi në Këln.

Raportohet se i lënduar mbeti 53-vjeçari Ihsan Ergin. Ai është shprehur për mediat se për pak humbi jetën pa asnjë arsye, ndërsa akuzon policinë se nuk ka bërë mjaftueshëm për të kapur autorin.

Sipas Express, agresori është një shqiptar rreth të 30-ave, që vepron në mjedisin e drogës. Sa i përket motiveve të krimt, pronari i biznesit ka treguar se mund të ketë nodhur për arsye xhelozie.

Shqiptari dukej se pëlqente një punonjëse të marketit, por ai kishte dyshime se pronari kishte lidhje me të. Nga ana tjetër, Ergin i mohon këto pretendime duke shtuar se pasi u plagos, ai e ka pushuar punonjësen.

//DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje