Nuk iu bind urdhërit të policisë në Elbasan, ndalohet 20 vjeçari që...

Nuk iu bind urdhërit të policisë në Elbasan, ndalohet 20 vjeçari që po transportonte emigrantë pa patentë

55
0
Shares

Një 20 vjeçar është arrestuar pasi u kap në flagrancë duke transportuar 5 shtetas të huaj nga vendet e treta.

Në pranga ka rënë 20 vjeçari me iniciale R. H., banues në Durrës, i cili në fshatin Bradashesh, Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin furgon tip “Fiat”, 5 shtetas të huaj.

Në momentin e ndalimit nga policia, 20 vjeçari nuk i është bindur urdhërit për të ndaluar dhe pas verifikimeve u zbulua se ai po e drejtonte mjetin pa patentë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik “.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY