Në ditën e 11-të të grevës naftëtarët marrin vendimin ekstrem: Do dalim...

Në ditën e 11-të të grevës naftëtarët marrin vendimin ekstrem: Do dalim këtej me barrela

49
0
Shares

Naftëtarët e Ballshit janë sot në ditën e 11-të të grevës së urisë.

Ndërsa ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore, kryetari i sindikatës së naftëtarëve i cili është futur në grevë gjithashtu, ka deklaruar se nuk ka patur asnjë reagim nga askush deri tani në lidhje me kërkesat e tyre.

Dautaj deklaroi se nga ky moment nuk do të pranohet asnjë shërbim shëndetësor madje nuk do të pranohet as media.

“Nuk ka asnjë reagim. Jemi të renduar. Këtu nuk ka show. Nga ky moment, nuk do të pranojmë më as shërbim shëndetësor, as media. Do të fikim telefonat, edhe ujin do ta ndërpresim.  Do të kyçim dyert dhe do të dalim që këtu me barrela”, u shpreh Dautaj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY