Katër të arrestuar në Tiranë, një prej tyre i shpallur në kërkim

Katër të arrestuar në Tiranë, një prej tyre i shpallur në kërkim

67
0
Shares

Katër të arrestuar për vepra të ndryshme penale në Tiranë, një prej tyre i shpallur në kërkim.

-Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit A.M., 37 vjeç, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”, e mbetur në tentativë.

-Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V.B., 60 vjeç, pasi në rrugën “Kujtim Spahivogli”, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Apecialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë i shtetasve :

-R.B., 21 vjeç dhe F.Gj., 33 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY