Tensionohen marrëdhëniet midis Tiranës e Beogradit zyrtar, Serbia i dërgon notë proteste...

Tensionohen marrëdhëniet midis Tiranës e Beogradit zyrtar, Serbia i dërgon notë proteste Shqipërisë

31
0
Shares

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë i ka dorëzuar një notë proteste ambasadorit të Shqipërisë në Serbi, Ilir Boçkës lidhur me deklaratat e bëra më 2 tetor gjatë mbledhjes së përbashkët të Qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës në Tiranë.

Protesta lidhet veçanërisht me deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për heqjen e kufirit me Kosovën siç thuhet në njoftimin e dërguar nga ministria serbe ““Deklarata të tilla, të cilat nënkuptojnë bashkimin e Shqipërisë dhe provincës serbe të Kosovës dhe Metohisë dhe krijimin e një Shqipërie të Madhe, janë një arsye e justifikueshme shqetësimi, si për Republikën e Serbisë ashtu edhe për vendet e tjera në rajon të angazhuara për ruajtjen e stabilitetit dhe intensifikimin e bashkëpunimit në rajon.”

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë njoftoi që para dorëzimit të kësaj note proteste diplomati i ambasadës serbe në Tiranë ishte ftuar më 6 tetor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë për ti dhënë një notë proteste e cila është refuzuar për shkak të “pikëpamjeve të papranueshme të shprehura në të”.

Ndërsa deklaratat ofenduese të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin kanë shkaktuar një tension të madh diplomatik midis Tiranës dhe Beogradit, Rama është shprehur që “qeveria e tij nuk do të tolerojë më asnjë ofendim nga përfaqësuesit e qeverisë serbe”. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY