Basha çon padi të dytë në gjykatë për Veliajn: Provo që mora...

Basha çon padi të dytë në gjykatë për Veliajn: Provo që mora makinë nga oligarkët

56
0
Shares

PD ka dorëzuar një tjetër kallëzim penal ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Mësohet se padia ndaj Veliajt lidhet me deklaratat e tij në media se kryedemokrati Lulzim Basha ka marrë një makinë.

Në cilësinë e drejtuesit të fushatës elektorale të PS, Erion Veliaj, është kallëzuar për shpifje, për herë të dytë brenda një jave.

Sipas padisë së demokratëve, pjesë e fushatës denigruese për të dëmtuar imazhin e kreut të opozitës janë edhe akuzat e Veliajt se “PD është një çetë që vë gjoba dhe që u bie biznesmenëve për të marrë një vilë apo një makinë”.

Për këto akuza, kërkohet nga gjykata dënimin i Erion Veliajt për shpifjet e përsëritura kundër Kryetarit të PD, Lulzim Basha, me qëllim dëmtimin e imazhit dhe përfitimin në zgjedhjet e ardhshme.

Këto të pavërteta janë bërë me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme, duke qenë se Lulzim Basha është Kryetar i PD në opozitë dhe Erion Veliaj, si drejtues i fushatës zgjedhore të PS për qarkun e Tiranës, këto deklarime shpifëse i përdor për të përfituar kredo politike përballë qytetarëve, si për vete dhe për PS”- thuhet në kallëzimin e ri penal, të ngritur për shpifje nga opozita kundër Kryetarit të Bashkisë s Tiranës, Erion Veliaj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY