Hyjnë në grevë urie edhe 150 të burgosur te 313-ta: Ushqimi skandaloz,...

Hyjnë në grevë urie edhe 150 të burgosur te 313-ta: Ushqimi skandaloz, dhomat me çimka!

65
0
Shares

Pas dhjetëra të dënuarve në Rrogozhinë, Peqin, Reç, Shënkoll etj, raportohet se në grevë kanë hyrë edhe 150 të paraburgosur të burgut 313 në Tiranë.

Te paraburgosurit janë hedhur në grevë pasi sipas tyre nuk janë lejuar të takohen me familjarët.

Më tej në pretendimet e tyre ata pretendojnë se ushqimi dhe kushtet higjienike janë skandaloze, ndërsa dhe sjellja e punonjësve brenda ambienteve te IEPV është e ashpër dhe me kërcënime.

Ata shtojnë si një tjetër arsye faktin se dhomat e tranzitit janë me (çimka) insekte. Arsyeja e shtatë është izolimi që iu bëhet në rast se flasin.

Ndërsa ne burgun e Peqinit është shtuar numri i personave, të cilët kanë hyrë në grevë urie. Burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur se ka shkuar në 250 numri I të dënuarve që janë futur në grevë.

Të dënuarit e parë që kanë nisur këtë revoltë, nga burimet brenda në burg, kanë qenë të dënuarit Arbjon Aliko dhe Genci Balla. Të dy këta të dënuar kanë refuzuar të ushqehen, si pasojë e aplikimin të regjimit “41-biss”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY