Gjinekologu del babai biologjik i 17 fëmijëve, reagon spitali: Mund të ketë...

Gjinekologu del babai biologjik i 17 fëmijëve, reagon spitali: Mund të ketë edhe shumë të tjerë

108
0
Shares

Një gjinekolog holandez është babai biologjik i të paktën 17 fëmijëve. Lajmi është konfirmuar nga spitali i Zuol në vendet e ulëta, ku ai ushtronte profesionin e tij.

Gjinekologu aktualisht është ndarë nga jeta, por prej vitesh përdorte spermën e tij për fekondimet in vitro tek gra të cilat mendonin se kishin të bënin me dhurues anonimë. Doktor Jan Uildschut ka punuar në klinikën e fertilitetit në periudhën 1981 – 1993 dhe ka ndërruar jetë në vitin 2009.

Spitali konfirmoi se të paktën 17 fëmijë janë ngjizur me praktikat e tij duke e cilësuar këtë sjellje si të papranueshme moralisht. Rezultati u konfirmua nga një seri përputhjesh në bankat e të dhënave të ADN-së.

Spitali vlerësoi se ai mund të ketë më shumë fëmijë të tjerë, dhe se lajmin për këtë e kishin konfirmuar në fund të vitit 2019.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY