FOTO/Gjuzi ‘provokon’ me snajper në rrugë, komentuesit i bëjnë kërkesën e pazakontë

FOTO/Gjuzi ‘provokon’ me snajper në rrugë, komentuesit i bëjnë kërkesën e pazakontë

62
0
Shares

Deputeti i opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, Kujtim Gjuzi ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku duket me një armë snajper.

Deputeti Gjuzi duket se ka ndaluar makinën në rrugë, afër Pogradecit dhe ka marrë shënjestër me snajper. Nuk dihet cila është shënjestra, as qëllimi i fotos.

Një nga komentuesit i sugjeron ta marrë armën në Parlament, por teksa i përgjigjet, deputeti nuk përjashton që të marrë me vete në seancë plenare “një armë si stilolapsi i cili vret më shumë sipas Frashëllinjve”.

“Nuk lejohet ne parlament me hy me arme snaiper por edhe mundet te hyjme me ndonje arme tjeter sic asht stilolapsi i cili vret me shume sipsa frashellinjeve. nuk vrasin konservatoret njerez mik nuk vrasim, jemi disi paqesore”, ia kthen Gjuzi komentuesit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY