Dalin pamjet e aksidentit në tunelin e Elbasanit, momenti kur shoferi i...

Dalin pamjet e aksidentit në tunelin e Elbasanit, momenti kur shoferi i dehur përplas makinën e 4 vajzave

130
0
Shares

Kane dale pamjet e pak sekondave para aksidentit ku automjeti i katër vajzave teksa pasditen e 13 shtatorit po udhëtonin në tunelin e autostradës Tiranë-Elbasan dhe u goditen nga Mercedezi i Behar Pemës.

Janë këto pamjet e sigurisë te sigurara nga Report Tv,  teksa silueta e automjetit Volkswagen është në dalje të tunelit dhe në metra e fundit ai goditet nga “Benzi” i Pemës.

Mercedes-Benz i drejtuar nga Pema vjen në korsinë e majtë dhe në dalje të tunelit sapo kish dalë automjeti Volkswagen i vajzave ai humb drejtimin duke dalë në korsinë e djathtë dhe duke goditur makinën nga pas. Goditja nga pas ishte aq e fortë në tre sekonda ku siç duket e në këto pamje dalja e tunelit është mbuluar nga pluhuri e tymi në formë mjegulle.

Ky aksident mund të ishte edhe më fatal pasi tre mjete të tjera, siç dhe shihni në këto pamje ekskluzive të cilat ishin duke udhëtuar në të njëjtën kohë pas tyre vetëm fati dhe refleksi i shoferit i ka shpëtuar.

Ato kanë qenë vetëm pak metra larg përplasjes fatale dhe pasi kanë frenuar kanë mundur të shmangin përfshirjen në këtë aksident me pasoja të rënda. Pas goditjes që “Benzi” i Pemës i ka bërë Volkswagen ku udhëtonin katër vajzat që ishin nisur të festonin një datëlindje nga Shkodra në Korçë, gjithçka është mbuluar nga pluhuri dhe kaosi.

/DRONI.al’/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY