Akuzat për vjedhje/Zbulohet shuma që pagoi reperja Loredana për të bërë paqe...

Akuzat për vjedhje/Zbulohet shuma që pagoi reperja Loredana për të bërë paqe me gruan zvicerane

50
0
Shares

Zyra e Prokurorit Publik në Lucerne ka mbyllur çështjen kundër Loredanës, pasi ranë dakord për dëmshpërblime ndaj zviceranes me te cilen pati konflikte.

Thomas Fingerhuth, avokati mbrojtës nga Cyrihu dhe avokati i Loredanës, janë të lumtur me rezultatin: “Ne jemi të lumtur që ishim në gjendje të trajtonim procedurat në një mënyrë që ishte e kënaqshme për të dy palët”.

Ishte shumë e rëndësishme për Loredanën e po ashtu edhe për Petra Z. që të arrinin një zgjidhje miqësore, thotë Fingerhuth. “Gjëja më e rëndësishme është që Loredana dhe Petra Z. ishin në gjendje të flisnin me njëra-tjetrën dhe tani kanë sërish marrëdhënie të mirë”.

Reperja e njohur raportohet se ka paguar mbi 400 mijë franga për të arritur paqen me zviceranen dhe ajo tashmë ka shlyer një pjesë të borxhit ndaj saj.

Palët kërkuan një zgjidhje pa ndjekje të mëtejshme. Për këtë qëllim, Prokuroria Publike e Lucernit caktoi një seancë dëgjimore ku arritën një zgjidhje gjithëpërfshirëse.

Pala e dëmtuar dëshironte dhe pranonte këtë marrëveshje dhe nuk ishte e interesuar në ndjekjen e mëtejshme të pretendimeve.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY