Shkarkohet gjyqtari i gjykatës së Tiranës, i hapen probleme nga pasuria

Shkarkohet gjyqtari i gjykatës së Tiranës, i hapen probleme nga pasuria

75
0
Shares

Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Gjykatës së shkallës së parë të Tiranës.

Gjyqtari Neritan Cena nuk e kaloi dot vettingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mori sot vendim për shkarkimin e tij pasi u gjetën probleme me pasurinë e tij.

Ai u emërua në Gjykatën e Vlorës, ndërsa prej vitit 2010 e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës. Cena ka qenë gjithashtu anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2004, gjyqtari Cena deklaronte pasuri familjare prej 1.8 milionë lekësh. Ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 16.4 milionë lekëve.

Pjesa kryesore e pasurisë përbëhet nga pasuritë e patundshme me vlerë 13.1 milionë lekë. Cena deklaron edhe një automjet me vlerë 714 mijë lekë si dhe likujditete bankare prej 99 mijë lekësh, ndërkohë që shumatorja e kursimeve në cash të deklaruara ndër vite është 2.4 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 27.7 milionë lekë, nga të cilat paga nga funksioni i gjyqtarit zë gati 45% dhe paga e bashkëshortes 26% të totalit. Rreth 21% e të ardhurave burojnë nga dhuratat e familjarëve, 4% nga të ardhurat nga qiraja dhe gati 2% nga shitja e makinave.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit të Z. Cena rezultoi pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” huatë e marra nga familjarët për të financuar blerjen e pasurive të patundshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY