Sa ishin dhe sa do të bëhen rrogat e mjekëve dhe mësuesve,...

Sa ishin dhe sa do të bëhen rrogat e mjekëve dhe mësuesve, Rama: Ja kur do të hyjnë fuqi

177
0
Shares

Kryeministri Rama deklaroi sot në një konferencë për shtyp se pagat e mjekëve do të rriten me 40% ndërsa ato të mësuesve të arsimit parauniversitar me 15%. Këto rritje do të hyjnë në fuqi që nga data 1 janar 2021.

Detajimet për rritjen e pagave i bëri ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj.

Denaj deklaroi se: 

-Paga mesatare bruto e mjekëve në vitin 2020 ishte 87,753 lekë dhe do të bëhet 110,553 lekë.

-Paga mesatare bruto e infermierëve dhe laborantëve në vitin 2020 ishte 50,890 lekë dhe do të bëhet 65,700 lekë.

-Paga mesatare bruto e mësuesve të shkollave 9-vjeçare në vitin 2020 ishte 65,800 lekë dhe do të bëhet 72,100 lekë.

-Paga mesatare bruto e mësuesve të gjimnazeve në vitin 2020 ishte 68,800 lekë dhe do të bëhet 75,550 lekë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/651939255694608

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY