Mbledhja e kartave të identitetit në spital, PD padit drejtorin dhe të...

Mbledhja e kartave të identitetit në spital, PD padit drejtorin dhe të vëllanë e Ulsi Manjës

61
0
Shares

Partia Demokratike ka paditur në prokurori drejtorin e spitalit të Peshkopisë Artan Bitri dhe vëllanë e deputetit socialist Ulsi Manja, për shkak se u kanë mbledhur punonjësve të këtij institucioni kartat e identitetit me qëllim që ti detyrojnë të votojnë PS-në në zgjedhjet e ardhshme.

Përmes një deklarate të bërë nga selia blu, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj u shpreh se vëllai i Manjës, që është Kryetar i Komisionit të Ligjeve ka shpërndarë formularin e Partisë Socialiste tek mjekët, infermierët dhe stafi shëndetësor në Dibër, duke i detyruar të gjejnë njerëz për të votuar për Edi Ramën.

Edi Rama, që sot flet për rritje pagash, për ulje taksash, për investime dhe vende pune e ka provuar veten në këto 7 vjet që është një mashtrues i rëndomtë dhe një politikan i pabesë. Ai nuk ka për të mbajtur asnjë premtim, siç nuk mbajti premtimin për hapjen e 300 mijë vendeve të punës, premtimin për shëndetësinë falas, për legalizimet falas, për uljen e taksave dhe rritjen e pagave dhe pensioneve këto 8 vjet.

E vetmja strategji elektorale e tij është mashtrimi, kërcënimi i administratës, bashkëpunimi me kriminelët. E ka të kotë! Asnjë nga këto nuk ka për t’i ecur. As makinacionet e tij në parlament, as shpërndarja e formularëve te administrata, as mbledhja e kartave të identitetit.

Si fillim, Drejtori i Spitalit të Peshkopisë, Artan Bitri, do të dërgohet menjëherë për ndjekje penale. Vëllai i Ulsi Manjës gjithashtu, Hasan Manja, i Kujdesit Shëndetësor do të kallëzohet në prokurori për shkeljen e ligjit.

Vëllai i Kryetarit të Komisionit të Ligjeve ka shpërndarë formularin e Partisë Socialiste tek mjekët, infermierët dhe stafi shëndetësor në Dibër, duke i detyruar të gjejnë njerëz për të votuar për Edi Ramën. Kjo është plotësisht e ndaluar nga ligji dhe këta të dy do të përballen me drejtësinë.

Çdo person tjetër që do t’i bindet këtij pushteti të kalbur për të ndryshuar vullnetin e shqiptarëve ne zgjedhje nuk ka për t’i shpëtuar drejtësisë. Në 26 prill, Edi Rama nuk do të ketë fuqi të mbrojë askënd”,-u shpreh Alibeaj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY