FOTO/Billboard gjigant afër aeroportit të Prishtinës, për t’i uruar Presidentit Trump shërim...

FOTO/Billboard gjigant afër aeroportit të Prishtinës, për t’i uruar Presidentit Trump shërim të shpejtë nga koronavirusi

63
0
Shares

Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i prekur së fundmi nga koronavirusi, përmirësimi i gjendjes shëndetësore po i urohet edhe nga Kosova, përmes billbordeve.

Një i tillë është vendosur në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës, në magjistralen që lidhë Prishtinën me Pejën.

“Shërim të shpejtë, President! Të kemi në mendje”, shkruan në billbordin e vënë me portretin e presidentit amerikan, ku në prapavijë janë vendosur flamuri i Kosovës dhe ai i SHBA-së.

Iniciativën e vënies së këtij billobordi e ka ndërmarrë, Naim Murseli, i cili ka thënë se me paratë e kursyera ka vendosur që t’i dëshirojë Trumpit shërim sa më të shpejtë, përmes kësaj forme, transmeton Klan Kosova.

“Kam përdorur kursimet e mia për këtë reklamë të madhe dhe të shtrenjtë, që të vendosej afër Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për të nderuar Presidentin Trump dhe qytetarët amerikanë”, ka shkruar Murseli në Twitter.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY