EMRAT/Në hetime prej disa muajsh, policia godet grupin kriminal në Shkodër

EMRAT/Në hetime prej disa muajsh, policia godet grupin kriminal në Shkodër

114
0
Shares

Pas disa muajsh hetime Policia e Shkodrës ka goditur një grup kriminal dhe ka dokumentuar aktivitetin që ata kryenin në fushën e kultivimit te bimëve narkotike, që e ushtronin në qytetet Shkodër, Malësi të Madhe dhe Theth.

Në operacionin policor të koduar “Thethi “, u arrestuan në flagrancë shtetasit Tonin Kroni
39 vjeç, banues në fshatin Theth dhe Adrian Troja 23 vjeç, banues në fshatin Abat, Shkodër.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit GJ. L. dhe M. D.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë në fshatin Reç, duke transportuar lëndë narkotike dhe në momentin që është ndërhyrë nga punonjësit e policisë, mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin A. T. dhe pasagjer shtetasi T. K. ka tentuar të largohet më shpejtësi, por është ndaluar në ndjekje e sipër nga shërbimet e Policisë.

Pas ndalimit të mjetit dhe kontrollit të ushtruar në pjesën e pasme janë konstatuar dy çanta dhe një qese plastike me 8 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 2 aparate celular.

Nga veprimet hetimore rezulton se në këtë veprimtari janë të implikuar edhe shtetasit GJ. L. dhe M. D., të cilët janë shpallur në kërkim dhe vijon intensivisht puna për kapjen e tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivim i bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY