Asnjë surprizë/Zbardhet progres raporti për Shqipërinë, kusht Gjykatata Kushtetuese

Asnjë surprizë/Zbardhet progres raporti për Shqipërinë, kusht Gjykatata Kushtetuese

69
0
Shares

Komisioni Europian pritet të prezantojë sot planin ekonomik të investimeve sa i takon vendeve të rajoni dhe Shqipërisë.

Paketa i nënshtrohet aprovimit nga Kolegji i Komisionerëve përpara mesditës. Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, pritet ta prezantojë në Parlamentin Europian.

Prezantimi pritet të jepet rreth orës 15:00 ditën e sotme, më pas rreth orës 16.30 Komisioneri do të dalë në një konferencë për shtyp për të sqaruar detajet të kësaj pakete investimesh për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria ka 15 kushte për të plotësuar, në këndvështrimin e Komisionit Europian, vendi ynë ka 6 parakushte që ata konsiderojnë se duhen plotësuar përpara se të hapen negociatat e anëtarësimit me BE.

Në këto 6 parakushte kanë të bëjnë me Reformën Zgjedhore, Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, ngritjen e organeve të drejtësisë në luftën me krimit, ligji për mediat dhe masat që janë marrë nga qeveria për uljen e emigracionit, si dhe me goditjen e aseteve që kanë të bëjnë me krimin e organizuar.

Komisioni Europian ka përshëndetur marrëveshjen e 5 qershorit si një përpjekje e të gjitha palëve për aprovimin e reformës zgjedhore, por zhvillimet politike së fundi kanë bërë që qëndrimi i KE të vihet në dyshim.

Mbetet e paqartë qëndrimi i Komisionit Europian në lidhje me ndryshimet që u bënë në Këshillin Politik dhe se do të duhet një moment i dytë për një panoramë të qartë të qëndrimit të KE.

Komisioni Europian është shprehur gjithashtu se Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet patjetër deri në dhjetor. Zykaj tha gjithashtu se ka ende vende ende skeptike për Shqipërinë në lidhje me fillimin negociatave.

Gazetarja raporton se për momentin asnjë nuk konsideron se Shqipëria ka përmbushur të gjithë kushtet për të patur një datë, ndërsa theksohet se asnjë shtet, vend anëtar i BE, nuk mund të hapë negociatat kur një vend nuk ka Gjykatë Kushtetuese.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY