Shtohen arrestimet/Një tjetër person në pranga për transportin e emigrantëve të paligjshëm,...

Shtohen arrestimet/Një tjetër person në pranga për transportin e emigrantëve të paligjshëm, dy bashkëpunëtorët arratisen

61
0
Shares

Policia njofton se ka goditur një tjetër rast te veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Ne pranga ka rene nje person ndersa u shpallen ne kerkim dhe dy bashkepunetoret e tij, te cilet u kapen duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Maliq në vijim të operacionit policor “Perimetri”, është goditur një tjetër rast i aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 36 vjeç, banues në Durrës, si edhe u shpallën në kërkim shtetasit R. I., 29 vjeç dhe A. D., 27 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Durrës”,-informon policia.

Shtetasi E. M., është kapur nga shërbimet e Policisë në afërsi të fshatit Burimas, Maliq, duke transportuar me mjetin tip “Ford” 11 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se edhe dy shtetasit e tjerë janë të implikuar në këtë ngjarje si bashkëpunëtorë të 36-vjeçarit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY