VIDEO/ Sa jane infektimet dhe viktinat ne 24 ore, shperndarja per cdo...

VIDEO/ Sa jane infektimet dhe viktinat ne 24 ore, shperndarja per cdo qytet

100
0
Shares

Nga 1008 testime në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 152 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2. Ndekaq shëruar 194 qytetarë ndersa 3 paciente humben jeten.

Te gjitha detajet nga ministria e Shendetesise:

Ju informojme mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Janë kryer 1008 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 152 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2.
Janë shëruar 194 qytetarë duke e çuar në 8536 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki :
45 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Vlorë, Pogradec, 7 në Kavajë, nga 6 raste në Fier, Berat, 5 në Durrës, 4 në Lushnje, nga 3 raste në Pukë, Mirditë, Përmet, Skrapar, nga 2 raste në Lezhë, Tropojë, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Dibër, Kolonjë, nga 1 rast në Krujë, Kurbin, Devoll, Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Bulqizë, Kuçovë,
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 200 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 56 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Bulqiza, një 67 vjeçar nga Klosi.
Ministria e Shëndetësisë bën thirrje qytetarëve se në rast se dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes.
Menjëherë sapo të shfaqen shenjat e para, duhet të vetëizoloheni, dhe të këshilloheni me mjekun e familjes.
I bëjmë thirrje çdo qytetari për të mbajtur maskën kudo në ambjente të mbyllura apo ku nuk ruhet distanca, të ruani distancimin fizik dhe higjienën personale.
Në këtë situatë të pazakontë, detyra dhe përgjegjësia e secilit është të zbatojë rregullat e thjeshta, të ruajë veten dhe të afërmit.

COVID-19 – Statistika (3 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 152
Të shëruar ne 24 orë 194
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1008

Testime totale 91146
Raste pozitive 14117
Raste të shëruara 8536
Raste Aktive 5189
Humbje jete 392 (Qarku Tiranë 186, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 10, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2638
Durrës 571
Shkodër 392
Elbasan 254
Lezhë 265
Korçë 242
Fier 224
Vlorë 189
Kukës 142
Berat 118
Dibër 94
Gjirokastër 60. /DRONI.al/

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/641958136514984/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY