Neritan Ceka tregon shenjat që la virusi tek ai: S’u interesua askush!...

Neritan Ceka tregon shenjat që la virusi tek ai: S’u interesua askush! Kura pa recetë shkoi 5 mijë euro

154
0
Shares

Ndjeshmëri dhe solidaritet. Këto janë shenjat që ka lënë Covid-19 të arkeologu Neritan Ceka. Në daljen e parë të tij mediatike, pasi fitoi betejën me COVID-19, ish-diplomati e arkeologu tregon përvojën e tij.

“Covidi është vetmi, interesimi i njerëzve të ndihmon”, tha ai. Ai tregon se është ndjere i lënë pas dore nga shteti dhe se për pensionistët që nuk janë të rënduar nga ana shëndetësore, kalimi i sëmundjes në shtëpi, është vdekje.

“Gjithë trajtimin e bëmë vetë, kushton 5 mijë euro”, shtoi ndër të tjera Ceka.

Ceka thotë deri sot askush nuk është interesuar për shëndetin e tij dhe të bashkëshortes. “Nuk na dhanë recete, i morëm ilaçet pa recetë”, pohoi arkeologu.

Ceka i është rikthyer tashme jetës aktive dhe profesionit të tij prej arkeologu, duke qenë brezi i dytë i familjes ne Arkeologji./bw

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY