Katër të arrestuar në Tiranë, mes tyre një person i shpallur në...

Katër të arrestuar në Tiranë, mes tyre një person i shpallur në kërkim për vjedhje

48
0
Shares

Policia e Tiranës ka vënë në pranga  katër persona mes të cilëve një person i shpallur në kërkim kombëtar.

Sipas uniformave blu është bërë i mundur ndalimi i një 35 vjeçari të shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim”.

Gjithashtu janë arrestuar edhe 3 shoferë të cilët janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. 

Specialistët për Hetimin në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë ndalimin e shtetasit R.Zh., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim”.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

  • M.P., 56 vjeç, pasi në rrugën “Urani Pano” dyshohet se duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka kanosur për shkak të detyrës dhe nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të bërë testin e alkoolit.
  • D.K., 42 vjeç dhe N.D., 52 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY