FOTO/Suita presidenciale e Donald Trump në spital, zbardhet kura e parë që...

FOTO/Suita presidenciale e Donald Trump në spital, zbardhet kura e parë që po merr presidenti

72
0
Shares

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është shtruar në qendrën spitalore të ushtrisë amerikane “Walter Reed”, pranë Uashingtonit për trajtim mjekësor kundër koronavirusit.

Tani që ndodhet në spital, Trump do të jetë në duart e rreth 7000 anëtarëve të stafit, duke përfshirë disa nga mjekët kryesorë të kombit.

“Daily Mail” shkruan se presidenti amerikan do të qëndrojë në suitën presidenciale të caktuar në spital. Kjo suitë është një nga gjashtë dhomat e veçanta të pacientëve, e rezervuar për oficerë të rangut të lartë ushtarakë dhe anëtarët e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë.

Suita është e “pajisur posaçërisht me pajisje mbrojtëse dhe mjete komunikimi të përdorura në mbështetje të presidentit”, shkruajti admirali Connie Mariano, i cili shërbente si mjek i të dy presidentëve George H.W. Bush dhe Bill Clinton, si dhe ishte drejtor i Njësisë Mjekësore të Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë është shprehur se Trump do të punojë nga suita presidenciale gjatë qëndrimit të tij në spital. Nga ana tjetër, ka shumë persona që spekulojnë se shtrimi në spital i Trump do të thotë se ai është shumë më i sëmurë sesa thonë deklaratat zyrtare.

“Këtë pasdite, në konsultim me specialistë nga Walter Reed dhe Universiteti Johns Hopkins, unë rekomandova lëvizjen e Presidentit deri në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Ëalter Reed për monitorim të mëtejshëm. Këtë mbrëmje jam i lumtur të raportoj se Presidenti po bëhet shumë mirë. Ai nuk po kërkon oksigjen shtesë, por në konsultim me specialistët ne kemi zgjedhur të fillojmë terapinë Remdesivir”, është shprehur mjeku Sean Conley, në një deklaratë për mediat.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY