Ambasadori gjerman i kujton partive politike 9 kushtet e bundestagut gjerman: I...

Ambasadori gjerman i kujton partive politike 9 kushtet e bundestagut gjerman: I kanë harruar?!

90
0
Shares

Në fjalimin e tij me rastin e përvjetorit të Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, ambasadori gjerman  i kujtoi partive politike 9 kushtet që Bundestagu gjerman të cilat konsiderohen si kushte për integrimin në BE.

Kushtet, që Këshilli i BE-së i ka vënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj, u përgatitën vitin që shkoi nga Bundestag-u Gjerman dhe u pranuan njëzëri në vend si ‚Roadmap‘ për kalendarin shqiptar të reformave: Përmbushja e kushteve është në interesin thelbësor të vetë shqiptarëve për formësimin e të ardhmes së vendit të tyre.

Ndaj u bëj thirrje të gjithë atyre, që mbajnë përgjegjësi politike si dhe të gjitha institucioneve relevante të zbatojnë së bashku këtë prioritet kombëtar dhe të çojnë përpara reformat në mënyrë të vendosur e të besueshme. Vetëm kështu njerëzit do të mund të rifitojnë besimin e nevojshëm në politikë dhe drejtësi” u shpreh ambasadori gjerman ne fjalimin e tij te rastit.

Në shtator 2019 grupi parlamentar CDU/CSU, i hapi dritën jeshile çeljes së negociatave për anëtarësim mes Shqipërisë dhe BE-s por duke vendosur 9 kushte, 6 prej të cilave lidheshin me mirëfunksionimin e shtetit ligjor përmes organeve të drejtësisë.

1. Funksionimi i Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese,

2. Miratimi i reformës zgjedhore

3. Implementimi i reformës zgjedhore

4- Ndjekja penale e gjykatësve dhe e prokurorëve që nuk e kanë kaluar provimin e Vettingut;

5– Ndjekja penale e akuzave për shitblerjen e votave;

6 – Vënia në punë e prokurorisë speciale për luftimin e korrupsionit, SPAK,

7– Rezultate në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe kapja dhe ndjekja penale e personave kyç të krimit, të të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj”;

8 – përparime në reformën e administratës publike;

9- Sqarimin përfundimtar me vendim të Gjykatës Kushtetuese të ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY