30 vjetori i bashkimit të Gjermanisë/Basha mesazh urimi: Krenar që e kemi...

30 vjetori i bashkimit të Gjermanisë/Basha mesazh urimi: Krenar që e kemi aleat në rrugën e integrimit

68
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në 30 vjetorin e ribashkimit të Gjermanisë.

Basha përmes një postimi në rrjetin social Twiter, shkruan se ribashkimi i Gjermanisë 30 vjet më parë shënoi nisjen e rënies së mureve në mbarë Europën lindore dhe hodhi themelet e bashkimit rreth vlerave të lirisë, demokracisë e dinjitetit njerëzor.

Ndër të tjhera ai thekson se për ne kjo është një ditë që na bën të kremtojmë rrugën drejt përmbysjes së regjimit që na mbajti për 50 vjet larg vlerave europiane por edhe si frymëzim për rrugën plot sfida në mbrojtje të lirisë.

“Ribashkimi i Gjermanisë 30 vjet më parë shënoi nisjen e rënies së mureve në mbarë Europën lindore dhe hodhi themelet e bashkimit rreth vlerave të lirisë, demokracisë e dinjitetit njerëzor. Natyrshëm edhe ne e kremtojmë sot këtë ditë si përkujtesë në rrugën drejt përmbysjes së regjimit që na mbajti për 50 vjet larg vlerave europiane por edhe si frymëzim për rrugën plot sfida në mbrojtje të lirisë. Sot jemi krenarë për një aleat si Gjermania që është mbështetësja më e madhe e integrimit në BE të Shqipërisë dhe që qëndron krah nesh në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe demokracisë”, shkruan Basha.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY